Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim pret në Tiranë ekipin e DEA-s: Do të mbështesin SPAK-un në teknikat e hetimit kundër narkotikëve


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pritur sot në Tiranë ekipin e DEA-s, që vjen në vendin tonë si mbështetje e SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane njofton se Kim është takuar me ekipin, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë mes tyre dhe homologëve shqiptarë.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.”– thuhet në njoftimin e Ambasadës.