Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron: Po punojmë për zgjerimin e frontit opozitar, Rama do përballet me revoltë të fuqishme


Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se po vazhdon puna për organizimin e primareve, por edhe të protestave.

Ai ka paralajmeruar për një protestë të fuqishme popullore.

“Nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshueshëm. Të garantoj që po punohet për legjislacionin partiak të primareve.

Mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë. Është një grup pune që punon intensivisht.

Protesta do të vijë dhe më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Natyrisht po punohet për zgjerimin e frontit opozitar. Gjithçka ndonjëherë merr kohë më shumë se sa kishe parashikuar.

Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore. Nëse Shqipëria është në rrezik, rreziku më i madh është Edi Rama.”– tha Berisha, i cili doli sot në këtë konferencë për të folur për akuzat lidhur me financimin rus të PD-së në vitin 2017.