Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Portali e-albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosovë, të ndërhyjnë aleatët


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha  ka deklaruar se portali e-albania është shndërruar në një “aeroport që bombardon” sistemet në Kosovë.

Kryedemokrati u shpreh se është emergjente ndërhyrja e aleatëve.

“Sistemet dixhitale, portali e albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosove, i përdorur nga këta hakera. Po, kjo është e sigurt. Në këtë mes, ky është një agresion ndaj dy vendeve. Ndaj dhe mbrojtja, Shqipëria ka nevojë për një ndërhyrje urgjente nga partnerët tanë për stabilizimin e këtyre sistemeve. Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë shumë sisteme, por pa sukses, sepse ekziston ajo që quhet mbrojte kibernetike, që Rama e shkatërroi sapo erdhi në pushtet. Kishte një njësi, që varej nga Kryeministri dhe paguhej për mbrojtjen kibernetike, e shkriu se e quajti spiun dixhital.

Thirrja ime është një ndërhyje emergjente. Irani nuk mund dhe nuk do ta fitojë këtë beteje, nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, një opozitë që lufton për dinjitetin e Iranit.”- tha Berisha.