Vendosni fjalën kyçe....

Meta e akuzoi për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ish-presidenti Ilir Meta e kishte paditur në SPAK ish-kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, pasi e akuzon atë se ka shkelur Kushtetutën në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por GJKKO vendosi për pushimin e ccështjes pas afro dy vitesh.

Ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.