Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka pritur këtë të premte në një takim homologun e saj të Malit të Zi, Miomir Vojinović.
Kushi thotë se në këtë takim, me ministrin malazez diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.
Më tej ajo shtoi se mund të aplikohej një abetare e përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi, siç u bë në Kosovë.
“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.” – shkruan ministrja Kushi.