Shumë fluturime të brendshme dhe disa ndërkombëtare u anuluan sot në Francë për shkak të grevës kombëtare të punonjësve të kullës së kontrollit të trafikut ajror për çështjet e pagave dhe punësimit.
Autoriteti francez i aviacionit civil DGAC paralajmëroi se trafiku i brendshëm do të “goditet rëndë”, ku shumë fluturime do të anulohen dhe disa të tjera që do të përjetojnë vonesa të gjata. Pasagjerët janë këshilluar të shtyjnë udhëtimet e tyre nëse është e mundur.
Air France tha se ka anuluar 55 për qind të fluturimeve të saj me distanca të shkurtra dhe të mesme dhe 10 për qind të fluturimeve të saj me distanca të gjata. Kompania nuk mund të përjashton vonesat e mëtejshme dhe anulimet e minutës së fundit, thuhet në deklaratën e saj.
Gjithashtu fluturimet e tyre i kanë anuluar edhe kompanitë e tjera që operojnë në Francë, përfshirë Ryanair, Easyjet dhe Volotea.
Sindikata kryesore e punonjësve të kullave të kontrollorit të trafikut ajror në Francë, SNCTA, thirri për grevë njëditore me kërkesën për rritje pagash mes inflacionit në rritje si dhe me kërkesën e punësimit të stafit shtesë në vitet e ardhshme.