Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet gjyqtari që do rishikojë dosjet e sekuestruara të Donald Trumpit nga FBI-ja


Gjykatësi Raymond Dearie, është zgjedhur për të shqyrtuar dosjet e sekuestruara nga FBI në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.

Gjyqtari 78 vjeçar do të jetë “mjeshtër special” dhe do të vendosë nëse ndonjë dokument është jashtë kufijve në ndonjë procedurë ligjore, shkruan BBC.

Ai ishte propozuar nga ekipi i Trumpit dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha më parë se nuk e kundërshtonte.

Ish-presidenti amerikan po hetohet për trajtimin e materialeve të klasifikuara.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se dokumentet e ruajtura në shtëpinë e Trumpit në Florida ka të ngjarë të ishin fshehur si pjesë e një përpjekjeje për të penguar një hetim të FBI-së.

Autoritetet thonë se këto dokumente duhet të ishin dorëzuar në Arkivin Kombëtar – gjë që presidentët e SHBA janë të detyruar ligjërisht ta bëjnë pas largimit nga detyra.

Trump mohon çdo lloj akuze keqbërjeje, duke argumentuar se si president ai kishte deklasifikuar të gjitha dokumentet dhe se ato mbaheshin të sigurta në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.