Vendosni fjalën kyçe....

“Burg për ata që ngrohen me mbi 19 gradë”- Rama: Ishte keqkuptim, kërkova ndjesë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave dhe përgënjeshtrimit të zërave nga ambasada e Zvicrës se ngrohja jashtë temperaturës 19 gradë celcius do dënohet me burg.

Rama thotë se ka kërkuar ndjesë pasi e ka përmendur si “masë” gjatë një dalje të tij publike për krizën energjetike. Por, ai thekson se ky lajmë është shpërndarë gjerësisht edhe në mediet ndërkombëtare duke bashkëngjitur lidhjet ku është referuar.

Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.

Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë!

Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!

https://nationëorldneës.com/crisis-in-switzerland…/

https://www.dailymail.co.uk/…/Switzerland-considers… ”-shkruan Rama.

Ka qenë portali Faktoje.al i cili ka publikuar reagimin e Ambasadës Helvetike në Tiranë e cila thotë se nuk ka asnjë masë penale që dënon konsumatorët nëse harxhojnë energji përveç atyre administrative.