Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali me 14 vite burg për veprën penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”.
Shtetasi Leonard Kote banues në Elbasan u arrestua me qëllim ekstradimin në vendin fqinj.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bergamo”.
Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi:
Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”-njofton policia.