Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama, mos bëj avokatin e incenratorëve, ndërprit pagesën, koncesionari nuk ndërtoi 8 veprat që i detyron kontrata


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama ndërprerjen e pagesave për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi ka publikuar dokumente nga kontrata që e detyrojnë kompaninë të ndërtojë brenda 72 muajëve 8 vepra.

Ajo thekson se këto vepra nuk janë ndërtuar nga koncesionari duke shkelur kështu edhe kontratën.

Por koncesionari ende vijon të përfitojë para nga buxheti.

“Mire që je Piktor i dështuar, mire që je KM super i dështuar, por po provon dhe hobin e radhës tani – po na bën anal-istin juridik të aferës së Inceneratorit të Tiranës.

Po si ta nxë goja të deklarosh publikisht se Inceneratori i Tiranës do të djegë kur të ndërtohet?

Po neni 2.2 i kontratës ku shkoi?

Ku janë 8 veprat që duhet të ndertojë Koncesionari?

Po afati 72 muaj që duhet të ndërtoheshin të gjitha veprat ku shkoi?

Ah po, një gjë e di me siguri ti: Pagesa mujore nuk ndërpritet?

Edi ndërprit pagesën direkt. Mos i ço leket e shqiptarëve për “biznesmenë” të kërkuar nga drejtësia.

Shqiptarët janë shumë të varfër për t’iu vjedhur edhe qindarkën e fundit.

Mos bëj Avokatin e Inceneratorëve se do të dështosh njësoj si Pinoku i Bashkisë”-shkruan Kryemadhi.

 

d