Manchester City është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Pas barazimit me Aston Villan, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sot Wolvesin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Ndeshja e zhvilluar në “Molineux Stadium” përfundoi me rezultatin 0:3.
Jack Grealish (1’), Erling Haaland (16’) dhe Phil Foden (69’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.
Manchester City pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Arsenali – por “Topçinjtë” tani janë me një ndeshje më pak. Kurse, Wolvesi renditet në pozitën e 16-të me gjashtë pikë.