Vendosni fjalën kyçe....

PL i reagon Ramës: Meta është hall për organizatën kriminale të kryeministrit


Partia e Lirisë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që e quajti Ilir Metën “hall për Shqipërinë”.

Blushi shkruan se Meta është bërë hall për organizatën kriminale të Kryeministrit Rama.

Sipas tij hall janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave me kriminelët e oligarkët, ku flet për aferat dhjetëra milionë euro.

“Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj.

Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë, janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët, (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve), aferat dhjetëra milion euro ku është zhytur kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhtia ndaj Kosovës.

Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh, nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet.

Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon!”-shkruan Blushi.