Kryeministri Edi Rama, pranoi në bashkëbisedimin me qytetarët se i është kërkuar dorëheqja ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.
Madje Rama tha se Nano kishte pranuar se do jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi ishte bërë biseda ditën e shtunë nga ministri.
Qeveria, sipas Ramës ishte e shqetësuar nga zhvillimet për rendin publik.
“Është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë policinë e shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.