Vendosni fjalën kyçe....

Rama i rikthehet bashkëbisedimit me ndjekësit-Sulmi kibernetik kishte sunim shkatërrimin e sistemeve tona


Kryeministri Edi Rama pas pezulloi komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale i është rikthyer sërish këtë herë në një bashkëpbisedim me video duke përfshirë edhe gazetarë.

I pyetur mbi sulmet kibernetike, Rama tha se sulmi ka qenë agresiv me qëllim zhdukjen e sistemeve dhe shkatërrimin pa kthim.

Sipas tij agresioni nuk ia ka dalë të marrë të dhëna sensitive. Rama i quajti publikimin e disa emaileve dhe dokumenteve nga grupi që pretendon se ka kryer sulmin si jo sekrete dhe që mund te merren nga çdo kush me një kërkesë.

Ky është shqetësim i madh, i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh. Por të një shkalle të ulët për nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit. Këto flukse sulmesh të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital kanë qenë sulme të pasuksesshme. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit, dhe të gjithë sistemeve dixhitale, një agresion i egër që ka pasur synim të qartë zhdukjen e sistemeve dhe shkatërrimin pa kthim të tyre duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë njohurinë më të madhe sot, ekspertët e Microsoftit. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre.

Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm që mund të merren nga çdo i interesuar me një kërkesë të thjeshtë, nuk janë dokumente sekrete. Çdo gjë tjetër ka pasur qëllim dezinformimin”-deklaroi Rama.