Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Meta hall i madh për Shqipërinë, dosja e “Autoritetit” kërkon transparencë dhe adresim


Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për dosjen e  “Autoritetin e Dosjeve” që dyshon se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, duke thënë se është një çështje që kërkon adresim dhe transparencë.

Ai sulmoi sërish Metën duke e cilësuar si hall të madh për Shqipërinë.

Nuk e di a jemi kujtuar ne vonë apo koha e solli që të ndërhyhej përsëri në atë ligj me kërkesë të autoritetit të dosjeve për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje e cila ka peshën dhe ka patjetër meritën e vet, në sensin që nuk mund të lihet pa u bërë transparente

Është çështja e një shtetasi I. M. spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-kryetari i Kuvendit, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe sigurisht që kjo kërkon një adresim.
Në ligj është vendosur që kush kontrollohej më parë, nuk mund të kontrollohet. Mbase dikush mund ta ketë bërë me qëllim. Nuk është çështja se u kujtuam ne vonë, apo se na është bërë hall zotëria. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë prej kohësh dhe nuk është sot. Jo i imi, jo i joti në interes politik. Nuk është ky fare problemi
”-deklaroi Rama.