Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarë e ndjekës në rrjetet sociale ka komentuar financimet ruse në 2017 për Partinë Demokratike, ku kujtoi se kur socialistët e ngritën këtë temë ato u përqeshën nga kundërshtarët edhe mediat.
Kreu i qeverisë tha se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje.
“PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës. Dua tu kujtoj se ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re, kjo është një temë që kur ne e kemi trajtuar shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjektë pasi e konsiderojnë si një tjetër gur në luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe përveç PS nuk ka marrë përsipër që të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe. Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje. Sot shoh shumë që janë të tronditur! Detyra e tyre nuk është se sa herë flas unë apo PS, të skërmisin dhëmbët dhe të lëshojnë fjalë të rënda duke përqeshur çdo gjë që ne themi për kundërshtarët”-deklaroi Rama.