Një gjykatëse federale në SHBA ka vendosur që një raport i gjerë i Kongresit mbi programin e torturës së CIA-s në Luftën kundër Terrorit do mbetet i klasifikuar, duke pretenduar se qytetarët nuk kanë të drejtë të kenë qasje në dokumentin e diskutueshëm, pjesë të të cilit tashmë janë zbuluar në publik nga një senator demokrat në vitin 2014.
Në një vendim të enjten, gjykatësja e distriktit të Columbias, Beryl Howell tha se raporti ‘nuk kualifikohet si një rekord publik që i nënshtrohet të drejtës së ligjit të zakonshëm për qasjen publike’ e për këtë arsye nuk mund të të merret përmes kërkesave standarde të Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA).
“Raporti përmban informacione shumë të fshehta në lidhje me politikat dhe procedurat e ndalimit dhe marrjes në pyetje të CIA-s, të cilat do rrezikonin sigurinë kombëtare nëse do publikohej.” – shkroi gjyqtarja në opinionin e saj.
Raporti i Senatit prej 6700 faqesh jepp hollësi mbi programet e fshehta të paraburgimit dhe torturës së CIA-s të nisura pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave të dyshuar të panumërt të huaj u futën në burgje të fshehta jashtë shtetit dhe iu nënshtruan marrjes në pyetje duke përdorur metoda të skajshme e shpeshherë barbare.
Pak nga ato raste rezultuan ndonjëherë në akuza formale për të akuzuarit, shumë prej të cilëve u mbajtën në diskrecionin e vetë agjencisë, shumë larg mundësive të sistemit të drejtësisë penale të SHBA-së ose ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Një përmbledhje e paklasifikuar e dokumentit e lëshuar nga Senatorja Demokratike Dianne Feinstein në 2014 prezantoi 20 gjetje kryesore, duke përfshirë se metodat e CIA-s rrallë ndihmuan në marrjen e inteligjencës së dobishme, se ajo gënjeu vazhdimisht për efektivitetin e këtyre metodave dhe se marrja në pyetje e agjencisë ishin shumë më tepër e dhunshme nga sa zyrtarët e inteligjencës kishin pranuar ndonjëherë para ligjvënësve.
Disa nga të ashtuquajturat teknika të ‘marrjes në pyetje të zgjeruara’ u zhvilluan nga psikologë ekspertë për të maksimizuar vuajtjet e shkaktuara ndaj të dyshuarve, zbuloi përmbledhja, duke arritur gjithashtu në përfundimin se regjimi i torturës kishte njollosur reputacionin e Amerikës në mbarë botën.
Duke komentuar vendimin e së enjtes, Senatorja Feinstein tha se ndërsa ajo ishte dakord me disa aspekte të vendimit, ‘unë gjithashtu vazhdoj të besoj se raporti i plotë i torturës, me redaktimet e duhura, duhet të publikohet në një kohë të caktuar’.
“Përdorimi i torturës nga qeveria amerikane ishte një pikë e errët në historinë tonë që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet. Ne duhet të vazhdojmë të mësojmë nga gabimet tona, dhe kjo do të thotë përfundimisht të publikojmë raportin e torturës në një kohë të përshtatshme.” – shtoi ajo, sipas Los Angeles Times.
Megjithëse raporti do mbetet i fshehtë për momentin, ish-presidenti Barack Obama e vendosi dokumentin në të dhënat e tij presidenciale përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, që do të thotë se një kopje tani ruhet në Arkivin Kombëtar dhe mund të deklasifikohet në pjesë duke filluar nga viti 2029.