Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i premton aleatit ‘ndihmë bërthamore’: Nëse Koreja e Veriut guxon t’iu prekë, do përgjigjemi ashpër


SHBA-ja dhe Koreja e Jugut thonë se Pheniani do përballet me një ‘përgjigje vendimtare dërrmuese’ në rast të një sulmi bërthamor, duke lëshuar paralajmërimin pasi Koreja e Veriut kodifikoi doktrinën e saj bërthamore në një ligj të ri.

Zyrtarët e sigurisë nga dy vendet u mblodhën për një takkim të premten për të diskutuar mënyrat për ‘forcimin e parandalimin kundër agresionit të Koresë së Veriut’. Pjesa më e madhe e takimit u përqendrua në çështjet bërthamore, me të dyja palët që premtuan hakmarrje të menjëhershme ndaj një sulmi të mundshëm të ardhshëm nga Koreja e Veriut.

“Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e bënë të qartë se çdo sulm bërthamor i Koresë së Veriut do përballej me një përgjigje dërrmuese dhe vendimtare.” – thanë zyrtarët në një deklaratë të përbashkët, duke shprehur gjithashtu ‘shqetësim serioz mbi mesazhet përshkallëzuese dhe destabilizuese të Koresë së Veriut në lidhje me armët bërthamore duke përfshirë miratimin e ligjit të ri të politikës bërthamore.

Në fund të javës së kaluar, Koreja e Veriut sqaroi politikat e saj të armëve bërthamore në legjislacionin e ri, duke thënë se do nisë një sulm bërthamor ‘automatikisht dhe menjëherë’ nëse arsenali i tij do vihej ndonjëherë nën kërcënim, megjithëse theksoi se e mban bombën vetëm për qëllime mbrojtëse.

Në përgjigje të ligjit, Uashingtoni përsëriti ‘angazhimin e tij të hekurt dhe të palëkundur për të përdorur gamën e plotë të aftësive të tij ushtarake’, duke përfshirë ‘mbrojtjen bërthamore, konvencionale, raketore dhe aftësi të tjera të përparuara jobërthamore’ për të mbrojtur Korenë e Jugut.

Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur prej kohësh një forcë prej rreth 30,000 ushtarësh në Korenë e Jugut dhe zhvillojnë stërvitje të rregullta të përbashkëta me Seulin, të cilat janë denoncuar vazhdimisht nga Pheniani si provokuese dhe ‘prova’ për një pushtim.