Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një rishikim të politikave të emigracionit dhe azilit që do përfshinte rishpërndarjen e emigrantëve në zonat rurale që përballen me rënie të popullsisë.
Ai dënoi politikat e tanishme si ‘joefikase dhe çnjerëzore’, duke njoftuar të enjten se çështja do hidhet në votim në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke shpjeguar arsyetimin që qëndron pas programit të zhvendosjes, Macron arsyetoi se ‘kushtet për pritjen e tyre do jenë shumë më të mira sesa nëse i vendosim në zona që janë tashmë shumë të populluara, me një përqendrim të problemeve masive ekonomike dhe sociale’.
Vendosja e të sapoardhurve në zona me popullsi të rrallë do i ndihmonte ata ‘të integrohen shumë më shpejt dhe shumë më mirë’, tha ai, veçanërisht ata që tashmë kanë aftësi profesionale ose që zotërojnë disi gjuhën.
Politika e tanishme, megjithatë, është ‘absurde’, tha ai, sepse ‘konsiston në vendosjen e grave dhe burrave që vijnë, të cilët janë në mjerimin më të madh’ në lagjet më të varfra dhe më të mbushura me njerëz.
Zonat rurale po ‘humbin popullsi’, tha ai, një trend i familjeve emigrante – të cilat zakonisht kanë më shumë fëmijë se familjet evropiane – mund ta ndryshojnë, duke shmangur nevojën për të mbyllur shkollat dhe kolegjet për shkak të mungesës së regjistrimit.
Jo e gjithë Franca është dakord me një plan të tillë. Populisti i krahut të djathtë Eric Zemmour në vend të kësaj ka sugjeruar se rënia demografike mund të trajtohet duke futur 10,000 euro ‘ndihma lindjeje’ për fëmijët e lindur nga prindër vendas në Francën rurale, në vend të asaj që ai përshkruan si 50,000 euro ‘të shpenzuara çdo vit për të mitur ilegal të pashoqëruar’.
Një tjetër udhëheqëse e opozitës, Marine Le Pen, ka akuzuar Macron se po kërkon të ndryshojë një ligj që ai nuk dëshiron ta zbatojë.
“Ne besojmë se ata duhet të kthehen në shtëpi.” – shkroi ajo të premten në Twitter, duke iu referuar të huajve të paligjshëm që presidenti shpreson të rivendoset në fshat.
Macron premtoi të ‘përmirësojë efektivitetin e politikave të dëbimit’ në kufi dhe u kërkoi vendeve të tjera të përmirësojnë proceset e tyre për marrjen e emigrantëve të dënuar për krime.