Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja në Kanada bëhet ndër personat e parë që kompensohen për vdekjen e nënës nga vaksina Covid


Franci DuPerron nga Maple Ridge, Kanada, humbi nënën e saj nga një injeksion kundër Covid-19. Ajo është një nga personat e parë në Kanada që është kompensuar për vdekjen e një anëtari të familjes sipas Programit të Kanadasë për Mbështetjen e Lëndimeve nga Vaksinat.

Nëna e saj kishte bërë një vaksinë Moderna. Dhjetë minuta më vonë, ajo e kishte të vështirë të merrte frymë. Së shpejti ajo mbeti pa ndjenja dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të infermieres, nuk mundi të shpëtonte.

“Ajo iku për 15 minuta.” – tha e bija, Franci DuPerron.

“Ishte një tronditje e rëndë anafilaktike, pavarësisht se ajo nuk kishte pasur kurrë një reaksion alergjik në të kaluarën.” – shtoi ajo.

Pas vdekjes së nënës së saj nga injeksioni, DuPerron foli me një avokat por më pas mësoi se kompanitë e vaksinave nuk mund të mbajnë përgjegjësi, sepse vaksinat janë zhvilluar në kushte emergjente përdorimi dhe kanë një kontratë për këtë me qeveritë përkatëse.

Megjithatë avokati e informoi për Programin e Mbështetjes së Lëndimeve nga Vaksinat. Programi filloi në qershor të 2021. Që nga 1 qershor 2022, programi ka 774 pretendime dhe shumica janë ende duke u verifikuar. Vetëm 8 pretendime raportohet se janë miratuar nga bordi i rishikimit mjekësor të programit gjatë vitit të kaluar.

DuPerron beson se rasti i saj kaloi në proces relativisht shpejt, ajo u kompensua në shkurt të këtij viti, sepse ishte një rast kaq i qartë. Nëna e saj nuk arriti dot të merrte frymë dhe vdiq brenda pak minutash pasi iu injektua me vaksinën. Raporti i mjekut dhe autopsia konfirmuan se ajo kishte vdekur nga një reaksion alergjik ndaj injeksionit.

Megjithatë, ishte një proces i gjatë dhe zhgënjyes. Për shembull, asaj iu kërkua nga zyrtarët të paraqiste pasaportën e vaksinës së nënës së saj, edhe pse ajo kishte vdekur muaj para se të fillonte ai programi.

DuPerron nga ana e saj i ka bërë dy vaksinat e para Pfizer dhe një dozë përforcuese. Edhe ajo kapasur efekte anësore. Si diabetike, sa herë që merrte vaksinën, sheqeri i saj në gjak rritej. Megjithatë, DuPerron planifikon të marrë një tjetër dozë përforcuese nëse ofrohet këtë vjeshtë, me kusht që të ketë një alternativë ndaj vaksinës Moderna.