Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare dhe i pastrehë është vetëvrarë në burgun e Forlì në Itali.
Kështu bëri të ditur për mediet garanti rajonal i sistemit të burgjeve, Roberto Cavalieri.
Siç është shprehur ai, i riu shqiptar u dërgua në qeli pasditen e së premtes pas urdhrit për të vuajtur dënimin prej dy vitesh. Kjo është vetëvrasja e shtatë në këtë burg për vitin 2022.
“Përballë tragjedive si këto, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje duhet të kontribuojnë në luftimin e fenomenit të vetëvrasjes për të burgosurit, caktimi i garantuesve aty ku ende mungojnë, duke parashikuar në radhë të parë miratimin e akteve për njohjen e kësaj garancie.”– tha Cavalieri, citon Sky News.
28-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u gjet u gjet i vetëvarur në qeli natën duke u gdhirë data 17 shtator.