Vendosni fjalën kyçe....

“Mos!”- Biden paralajmëron Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë


Presidenti amerikan Joe Biden e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, por nuk tha se cilat do të ishin pasojat nëse do ta bënte këtë.

“Mos. Mos. Mos”– tha Biden për gazetarin e “60 Minutes” në një intervistë të transmetuar të dielën.

Gazetari Scott Pelley e pyeti presidentin amerikan se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse udhëheqësi rus po konsideronte një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë.

“Ju do të ndryshoni fytyrën e luftës, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore.”- tha Biden.

Pelley më pas pyeti se me çfarë pasojash do të përballej Rusia për një veprim të tillë dhe presidenti nuk pranoi të hynte në detaje.

“Mendoni se unë do t’ju tregoja nëse do ta dija saktësisht se çfarë do të ishte? Sigurisht, nuk do t’jua them. Kjo do të ketë pasoja, ata do të bëhen më të tmerrshëm në botë se sa kanë qenë ndonjëherë. Dhe në varësi të masës së asaj që do bëjnë, do të përcaktohet përgjigja.”- tha ai.

Paralajmërimi i Biden vjen pas kundër-ofensive të suksesshme të Ukrainës në rajonin verilindor të Kharkiv-it, që thuhet se zuri trupat ruse në befasi duke i bërë ato të tërhiqen.