Partia e presidentit francez Emmanuel Macron “La Republique en marche” (LREM), tashmë ka emër dhe shef të ri.
Sikurse raportojnë mediet franceze, LREM e ndryshoi zyrtarisht emrin një ditë më parë dhe u emërtua “Rilindja”, gjatë kongresit të partisë. Dhe drejtuesi i ri do të jetë Stéphane Séjourné. Ai do të zëvendësojë Stanislas Guerinin, gjeneral delegat për gati katër vjet dhe tani Ministër i Transformimit dhe Shërbimit Publik.
Anëtarët miratuan me 83% të votave udhëheqjen e re.
Mandati i Séjourné, i cili është shumë i afërt me Macron, do të zgjasë deri në nëntor 2024, pra të paktën dy vjet në krye të Rilindjes. Ai do të duhet të kryejë një mision delikat, pikërisht të pasojë Emmanuel Macron, i cili do të jetë edhe president nderi i këtij formacioni të ri.
“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”- tha dje Macron.
Rreth 25 mijë deri në 26 mijë anëtarë “të certifikuar” u thirrën për të votuar. Por partia nuk ve ka bërë ende të ditur numrin e anëtarëve që kanë marrë pjesë në këto votime.