Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 46 numri i viktimave nga përleshjet kufitare mes Kirgistanit e Taxhikistanit


Numri i të vdekurve të Kirgistanit nga përleshjet e fundit kufitare me Taxhikistanin u rrit në 46, me 129 të tjerë të lënduar, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë.

10 trupa të tjerë u sollën në objektet mjekësore në rajonin Batken që kufizohet me Taxhikistanin dhe ku forcat e ish-republikave sovjetike u përleshën për një mosmarrëveshje kufitare. Midis të vrarëve, 34 raportohet se ishin nga pala kirgize, ndërsa 12 të tjerët ishin nga pala taxhike, vuri në dukje Ministria e Emergjencave të Kirgistanit. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 36.

Kirgistani tha se rreth 136,000 banorë u evakuuan nga fshatrat afër Taxhikistanit. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Taxhikistanit tha se 25 civilë, duke përfshirë fëmijë, kishin humbur jetën të premten kur pala kirgize shënjestroi fshatrat e Taxhikistanit.

Në një deklaratë tjetër, trupat kufitare të Taxhikistanit thanë se situata në kufi është relativisht e qetë, me shkelje të herëpashershme të armëpushimit.

Përleshjet kufitare nisën të mërkurën, me të dyja palët që ranë dakord më vonë për një armëpushim.

Kirgistani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Batken të premten vonë. Në një deklaratë të shtunën, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së i bëri thirrje udhëheqjes së dy vendeve që të ulen në bisedime për një armëpushim të qëndrueshëm.