Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit një nga krimet më të shëmtuara të Ramës e Veliajt



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn mbi betonizimin e Tiranës, duke e konsideruar si një nga “krimet më të shëmtuara”.

Ai publikon një video nga Liqeni Artificial të filmuar dy herë nga i njëjti kënd, me një diferencë kohore prej vetëm dy vitesh që tregojnë ndryshimin e madh të kryeqytetit.

“Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.

Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.”– shkruan Blushi.

Ai shton se shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është “i vetmi mision” që Rilindja ka për Tiranën.