Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i Paul Pogba arrestohet për kërcënimet ndaj mesfushorit francez

Mathias Pogba është arrestuar, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një komploti për të zhvatur para nga vëllai i tij Paul Pogba, mesfushori i Francës dhe Juventusit.

Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim zyrtar për zhvatje dhe organizatë kriminale, shkruan BBC.

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm. Ai i tha transmetuesit francez BFMTV: “Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim”.

Në fillim të këtij muaji, prokuroria në Paris nisi një hetim gjyqësor mbi akuzat e Paul Pogba se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar, ku pjesëtar ishte edhe vëllai i tij Mathias.

Ky i fundit u shfaq në internet muajin e kaluar duke premtuar se do bënte “zbulime” për mesfushorin 29-vjeçar të Juventusit.