Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia dhe Kina s’po kërkojnë “të jenë në vendin e shoferit” për çështjet botërore


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia dhe Kina nuk aspirojnë të drejtojnë botën, ndërsa janë disa vende të tjera që sipas tij e kanë këtë aspiratë.

“Duke aktualizuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe, janë pikërisht Rusia dhe Kina që nuk kërkojnë të jenë në vendin e shoferit në botë. Ne e dimë se vendet e tjera tregojnë një tendencë të tillë.”– tha Peskov në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1 të dielën, citon TASS.

Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen për “ngjashmërinë absolute në qëndrimin (e Rusisë dhe Kinës) ndaj llojeve të ndryshme të veprimeve provokuese, burimi i të cilave janë Shtetet e Bashkuara”.

Moska dhe Pekini janë në një vlerësim të “papranueshmërisë së një sjelljeje të tillë destabilizuese”, shtoi ai.

Këto komente vijë një javë pasi presidentët rus dhe kinez, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, u takuan në kuadër të një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand.

 Ata u takuan për bisedime dypalëshe dhe gjithashtu në një format trepalësh me pjesëmarrjen e presidentit mongol. Presidentët morën pjesë edhe në një takim të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të SCO-së.