Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon pas urdhrit të Prokurorisë: Vendim policesk i Edi Ramës për të rikthyer censurën


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë për të ndaluar publikimit e të email-eve të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga grupi “Homeland Justice” që qëndron pas sulmeve kibernetike që Shqipëria ka pësuar së fundmi.

Berisha në reagimin e tij e ka konsideruar aktin e prokurorisë kushtetues, policesk të urdhëruar nga Edi Rama në përpjekje për të rikthyer censurën në Shqipëri.

Kreu i PD-së i bën thirrje mediave të refuzojnë çdo përpjekje të regjimit për të vendosur censurën.

Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës digjitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës”-shkruan Berisha.