Peshkatarët e Durrësit kanë denoncuar abuzimin me çmimin e naftës. Kreu i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Osman Beu, tha se peshkatarët e Durrësit po e marrin naftën me 60 lekë më shumë sesa Shëngjini, Vlora dhe Saranda.
“Po ju bëj me dije që prej 2-3 muajsh po abuzohet me çmimet e karburantit për anijet e peshkimit në Durrësh.”– tha ai.
“Para 2 muajsh, në sy të dy ministrave, të Bujqësisë dhe të Financave, doli që Bordi i Transparencës luante 60 lekë, pra mbi çmimin e bordit. Këtu fajësojmë kompanitë që furnizojnë anijet e peshkimit me karburantit. Sipas ligjit, të bëjnë transparencën kush e ka shkelur ligjin e të kthejë dëmshpërblimin mbrapsht për anijet e pëshkimit Durrës. Si është e mundur, që Durrësi që e ka jo më shumë se 7 kilometra larg depozitat e karburantit dhe çmimi del në Shëngjin e në Vlorë 110 lekë më pak. Me 30 lekë transporti n më tepër. Pra këtu kemi të bëjmë me një abuzim të pastër. I lutemi qeverisë të ndërhyjë sa më shpejt në këtë sektor që jemi për bukën e gojës.”– tha ai.
Për nënkryetarin e kësaj organizate, Besim Troplini, subvencionimi me 40 lekë që po bëhet nga qeveria nuk po u vjen në ndihmë peshkatarëve të Durrësit për shkak të diferencimit në çmimin e naftës. Në emër të organizatës, ai kërkoi rimbursim të flotës së peshkimit për abuzimin e bërë nga 3 kompanitë që i furnizojnë me karburant.