Vendosni fjalën kyçe....

Deportimi i gazetarit turk nga Shqipëria në 2 të mëngjesit, zbulohen hollësi të reja të operacionit


Hollësi të reja janë zbuluar për sa i përket deportimit të gazetarit turk në Turqi. 26-vjeçari Ahmet Emre Olur u dëbua në orën 2 të mëngjesit nga Shqipëria.

Sipas avokatëve të tij, autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk e kanë pranuar kërkesën e gazetarit turk për azil politik por as nuk e kanë protokolluar në komisariatin e Rinasit.

Olur u deportua nga autoritetet shqiptare me pretendimin se ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë.

Gazetari kërkoi azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në Turqi.

Olur është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.