Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat e Homelandjustice publikojnë të dhënat personale të ish-drejtorit të policisë Gledis Nano


Hakerat e Homeland Justice, të cilët pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë më 15 korrik jaë publikuar së fundmi të dhënatr personale të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ata e kanë publikuar materialin në kanalin e tyre në rrjetin sociale Telegram. Më herët ata kanë publikuar materiale të ndryshme pa ndonjë rëndësi të veçantë ndërsa së fundmi kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëe shqiptarë, të cilat i nxorrën në shitje në rrjet.

Lidhur me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë më 15 korrik dhe sulmet e mëpasshme ndaj sistemit TIMS, Shqipëria e SHBA-ja kanë bërë përgjegjës Iranin.

Kjo çoi në prishjen e marrëdhënieve dilomatike të Shqipërisë me Iranin dhe përzënien e stafit diplomatik të ambasadës iraniane në Tiranë.

SHBA-ja ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë lidhur me sulmet kibernetike e ka thënë se po punon me Shqipërinë për rritjen e sigurisë.

Irani nga ana e tij në një deklaratë zyrtare pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike e përzënies së stafit të ambasadës në Tiranë e ka quajtur vendimin e Shqipërisë të nxituar e të nxitur nga SHBA-ja e Izraeli.