Vendosni fjalën kyçe....

“Idiotët e gjelbër, sidomos ata gjermanë e bënë BE-në të varur nga energjia ruse, ata janë fajtorë për krizën energjetike” – Le Pen


Marine Le Pen, udhëheqësja e grupit parlamentar të krahut të djathtë ‘National Rally’, ka kritikuar ashpër mbështetjen e Francës për sanksionet antiruse, duke e cilësuar një qëndrim të tillë një ‘gabim gjeopolitik’ të madh.

Ajo gjithashtu i quajti ‘idiotë’ ata që mbështesin axhendën e gjelbër, duke i cilësuar ata fajtorët e vërtetë për varësinë e BE-së nga karburantet fosile ruse.

“Bashkimi Evropian i sheh premtimet e tij për zhvillim e paqe duke u fundosur në gabimet e tij ekonomike, energjetike dhe gjeopolitike.” – tha Le Pen të dielën në takimin e partisë në qytetin jugor francez të Adge.

Politikania e opozitës, e cila u rendit e dyta në garën e fundit presidenciale, akuzoi politikanët e gjelbër në përgjithësi, duke veçuar ata gjermanë në veçanti, se me axhendën e tyre e çuan të gjithë BE-në në krizën e vazhdueshme energjetike. Kriza energjetike është kryesisht rezultat i braktisjes së burimeve të tjera të energjisë, përkatësisht energjisë bërthamore për hir të ideve ‘të gjelbra’, sugjeroi Le Pen.

“Nëse dikush është përgjegjës për varësinë tonë nga Rusia, janë idiotët dhe naivët që vënë bast për energjinë e erës dhe diellit.”

Le Pen ka kritikuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e qeverisë franceze për konfliktin e vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës dhe rrugën e sanksioneve që ajo ka ndjekur. Në fund të gushtit, Le Pen akuzoi presidentin Emmanuel Macron se ‘gënjente” për rrënjët e krizës ekonomike, pasi presidenti francez paralajmëroi për një ‘fund të periudhës së bollëkut’.

“Kriza ekonomike që ka goditur Francën nuk daton nga kjo verë. Nuk daton nga lufta në Ukrainë. Emmanuel Macron gënjeu duke fshehur të vërtetën nga francezët dhe tani ai shpall masat shtrënguese. Duhet të merren shumë masa për të mbrojtur francezët.” – tha Le Pen në një postim në rrjetet sociale në atë kohë.