Vendosni fjalën kyçe....

“Kriza në Ukrainë mund të kthehet në ekzistenciale për BE-në, ajo është humbësja më e madhe – Ish-kryeministri grek


Përveç popullit ukrainas, humbësi i dytë më i madh në konfliktin e vazhdueshëm në Evropën Lindore, si ekonomikisht ashtu edhe gjeostrategjikisht, është Bashkimi Evropian, sipas ish-kryeministrit e liderit të opozitës në Greqi.

“SHBA nuk po humbet, as ekonomikisht dhe as gjeostrategjikisht.” – tha kreu i partisë Syriza Alexis Tsipras gjatë një konference të gjatë për shtyp në margjinat e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut të dielën.

“Ekonomikisht, as Rusia nuk po humbet.” – tha ai, duke argumentuar se ‘rubla është bërë një nga monedhat më të forta’, ndërsa Moska, për shkak të çmimeve të larta rekord të gazit natyror, është bërë një ‘rregullator’ i aftë për të ‘hapur dhe mbyllur rubinetin’ sipas dëshirës.

Ndërsa shprehu solidaritetin e tij me popullin e Ukrainës dhe tha se ‘ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës’, Tsipras pohoi se përveç civilëve të pafajshëm ‘humbësi më i madh’ është Bashkimi Evropian, i cili është në ‘trazira dhe qartësisht i mungon lidershipi, vizioni, strategjia’.

“Ne duhet të rivlerësojmë sanksionet. A ishin masat të sakta apo po qëllojmë veten në këmbë?” – tha politikani grek, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2015 deri në 2019-ën. Ai beson se ‘Evropa dhe bota jonë po hyjnë në një luftë të ftohtë të zgjatur me pasoja të mëdha ekonomike’ dhe se nëse BE-ja nuk mbron interesat e veta, ajo do të përballet me ‘probleme ekzistenciale’.