Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me shtabin e Njësisë 5 të Tiranës për organizimin e punës.
Meta thotë se përkushtimi i përditshëm në terren do bëhet ndryshimi i fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.
Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.
Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre”-shkruan Meta.