Hakerat e “Homeland Justice” të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet dixhitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dhe një dokument të Drejtorisë së Anti-terrorit ku thuhet se në vitin 2017 ishte planifikuar një atentat ndaj kryetarit të PD-së së atëhershëm, Lulzim Bashës.
Në dokument thuhet se janë tre persona të dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës. Por në fund, pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore të dyshuarit, një maqedonas dhe 2 kosovarë rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua.
TRE TË DYSHUARIT PËR ATENTATIN:
- Afrim Morina, i datëlindjes 20.12.1959, banues në Rr.”Pançe Poposki”, Gostivar. Ky shtetas ka në përdorim numrin e telefonit +38970251943. Posedon automjetet tip Renault Laguna me targa GV-374-GV dhe automjet tip Daevoo Nubira me targa GV-510-BF. Prej vitit 1998 është punonjës i policisë së Gostivarit në sektorin për krim dhe teknik/ Policisë Shkencore. Është person i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili është i gatshëm të bëj gjithçka për para.
- Arben Ymeri, i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës.
- Fatmir Gurgurovci, i datëlindjes 21.06.196,”. I dyshuar si i përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.
PSE DHE SI NISI HETIMI
Hetimi thuhet se nisi me kërkesë të Antiterrorit në prill 2017, pas një interviste të presidentit Bujar Nishani për “Ora News” i cili tha se ka shumë aktorë që duan destabilitetin.
“Në intervistën e dhënë nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në emisionin “Arena”, në stacionin televiziv Ora Neës, të datës 13.04.2017, i pyetur nga gazetari nëse ka dijeni për një kërcënim të mundshëm ndaj kryetarit të PD-së, Z. Lulëzim Basha, ka deklaruar se ka shumë aktor që duan de stabilitetin e Shqipërisë si dhe në lidhje me këtë çështje se “Siguria e aktorëve kryesor politik sidomos në situata shumë të tensionuara politike që mund të eskalojnë në tensione sociale, është një element shumë serioz. E dyta, asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë faktin që nuk kemi vetëm miq, por ka dhe mjaft aktor të cilët punojnë dhe synojnë dhe investohen për të destabilizuar Shqipërinë, për të destabilizuar rajonin”.
Gjithashtu Presidenti tha se duhet të mos neglizhojmë dhe të mos mendojmë që nuk ekzistojnë tentativa të tilla. Fakti i sigurisë të liderit të opozitës, mund tju them vetëm këtë (sepse nuk mund të hyjë sot në detaje sepse është çështje shumë e ndjeshme), tashmë është duke u konsideruar dhe unë besoj do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë kryesore ligj zbatuese në vend.
Pas këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Antiterrorit është vlerësuar kjo deklaratë dhe është punuar në lidhje me këtë drejtim. Janë vërejtur se në dalje publike të liderit të opozitës kishte shtim të forcave të sigurisë.”– thuhet në dokumentin e publikuar.
MBYLLJA E HETIMIT
Pas hetimeve të kryera, oficeri i Policisë Gjyqësore sugjeron pushimin e hetimeve për të dyshuarit pasi nuk kishte prova për të konfirmuar akuzat.
“Nga të gjitha veprimet hetimore të kryera për ketë procedim nuk janë gjetur prova dhe fakte që të vërtetojnë lidhjet midis personave të dyshuar si dhe të kenë kryer veprime të cilat mund te realizonin kryerjen e këtyre veprave penale. Personat e dyshuar nuk kanë lidhje me objektin e hetimit, ata nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën që kanë filluar hetimet, gjithashtu duhet theksuar se kanë qenë shumë kohë më përpara dhe shumë kohë më pas këtyre hetimeve. Nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave për të kryer veprat e tilla penale. Po kështu edhe nga ndjekja e mëtejshme e hetimeve nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.”- thuhet në dokument.
Kliko këtu për dokumentin e plotë