Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha në Bangladesh kundër krizës energjetike (Video)


Protesta të fuqishmë janë zhvilluar gjatë fundjavës në Bangladesh.

Mijëra mbështetës të Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP) u mblodhën në kryeqytetin Dhaka, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë në pushtet nga partia Awami League në mes të krizës së vazhdueshme energjetike.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit duke protestuar paqësisht.

Problemet energjetike kanë provokuar protesta në disa vende aziatike javët e fundit si në Indonezi, Sri Lanka e Malajzi.