Kryeministri Edi Rama i ndodhur në SHBA ka dhënë një intervistë për televizionin “Newsmax”, teksa është shfaqur krah Richard Grenell ish-të dërguarit special gjatë presidencës së të Donald Trump.
Rama u pyet për sulmin kibernetik dhe arsyen pse ndërpreu marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.
“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoftit dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre në kryeqytetin tonë e të vijonte punën.
Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, Duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kibernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese kjo që po ndodh”, tha Rama.
Kryeministri shpjegoi edhe ndikimin e Rusisë në Shqipërisë si dhe pasojat e luftës në Ukrainë.
“Nuk kemi pasur lidhje me Kremlinin qysh në 1960. Por nga ana tjetër kjo histori na distancoi totalisht nga Rusia. Në këto 30 vite demokracie nuk kemi pasur ndonjë president rus në Shqipëri apo anasjellstas dhe nuk na mungon. Nuk varemi nga gazi rus, kemi energjinë tonë, edhe pse kur Zoti lart nuk qan kemi probleme me hidrocentralet. Ky agresion është i gabuar dhe ne qëndrojmë me Ukrainën”-deklaroi Rama.