Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon raporton e Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të ulët të inflacionit në rajon


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport të Bankës Botërore sipas të cilit Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian.

Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, shkruan Rama krahas raportit.

Referuar raportit, Rama shkruan se rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit si Bosnje Hercegovina, Kosova, Bullgaria, Serbia apo  dhe Mali i Zi.