Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në mënyrë ‘të pashpjegueshme’ numri i vdekjeve mes australianëve – Daily Mail


Agjencitë funerale në Australi po përjetojnë një rritje të madhe biznesi teksa shumë e shumë qytetarë po vdesin në mënyrë krejt të pashpjegueshme edhe për mjekët.

Martin Masson, i cili është drejtor menaxhues i ‘Shërbimeve Funerale Tribute’ në periferinë perëndimore të Melburnit, tha se nuk ka mungesë të punës për të dhe të tjerët në industri pasi shifrat zyrtare konfirmojnë se australianët po vdesin me një shkallë më të lartë në 2022.

“Ne kemi qenë vazhdimisht të zënë tani që nga fillimi i këtij viti.” – tha Masson për Daily Mail Australia.

“Ne sigurisht kemi parë një rritje të nevojës për shërbimet tona, siç kanë bërë shumë kompani të tjera.”

Sipas tij më shumë australianë në moshë pune po vdesin, por nuk ka statistika specifike për ta mbështetur këtë.

“Sigurisht që kemi parë një ndryshim të dukshëm tek njerëzit në të 60-at, 50-tat e tyre dhe madje në fund apo në mes të të 40-tave dhe madje edhe më të rinj.” – tha ai.

Masson zbuloi se ai ishte pyetur disa herë për rritjen e shkallës së vdekjeve, por nuk kishte asnjë shpjegim të veçantë.

Megjithatë, ai vuri në dukje se kishte pasur edhe më shumë vdekje nga kanceri, sulmet në zemër dhe sëmundje të tjera.

“Ushqimi i përpunuar, stili ynë i jetesës, qëndrimi zgjuar deri vonë, pirja, stresi dhe kjo ka qenë shumë e dukshme gjatë dy viteve të fundit. Të gjitha këto çojnë në rritjen e numrit të vdekjeve, po nuk mund të thëm nëse janë vdekje të parakohshme apo jo.” – shtoi ai.

Byroja Australiane e Statistikave (ABS) konfirmoi se australianët kanë vdekur me një shkallë më të lartë se ajo normale këtë vit.