Vendosni fjalën kyçe....

“Sa rastësi e këndshme” – Veliaj e Spiropali takojnë në SHBA ish-drejtorin e CIA-s


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e ministrja Spiropali kanë takuar në SHBA is-drejtorin e CIA-s, David Petraeus.

Ka qenë vetë Veliaj që ka publikuar foton me Gjeneralin amerikan në Twitter, ndërsa shkruan se takimi ishte një rastësi e këndshme.

Më herët ai ka publikuar në rrjetet sociale foto të takimeve të zhvilluara gjatë vizitës në SHBA me zyrtarë të ndryshëm amerikanë, mes të cilëve shefen e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, kongresmenë e senatorë të ndryshëm.

Takimi me Pelosin katër ditë më parë është zhvilluar me ndërmjetësimin e Alex Soros. Një burim diplomatik i tha Hashtag.al një ditë para takimit se Veliaj prej disa ditësh ndodhej në SHBA dhe Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros kishte arritur që të sigurojë një takim mes kryebashkiakut të Tiranës dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

“Duke përfunduar vizitën tonë në DC w. @elisaspiropali. Çfarë rastësie e këndshme të takosh ish-drejtorin e CIA-s, dhe Gjeneralin me 4 yje të ushtrisë amerikane David Petraeus – një ish-komandant i forcave ndërkombëtare, duke përfshirë trupat shqiptare në Irak e Afganistan. Sa botë e vogël.” – shkruan Veliaj në Twitter.