Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi në spitalin e Korçës i plagosur, zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit


Një person u paraqit mbrëmjen e djeshme i plagosur në spitalin e Korçës.

Sipas policisë, 53-vjeçari Romeo Berberi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Ngjarja ndodhi në Lagjen 16 të qytetit, pranë Xhamisë së Re.

Në dëshminë e dhënë para efektivëve, i plagosuri ka pohuar se nuk e njeh autorin që e ka qëlluar me plumb në këmbë.

Njoftimi

“Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.”