Vendosni fjalën kyçe....

Apeli hedh poshtë kërkesën e ish-policit Jeton Lami, akuzohet se ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej


Apeli ka hedhur poshtë kërkesën e ish-efektivit të Forcave Operacionale Jeton Lami për t’u liruar nga burgu.

Në seancën e sotme Lami nuk ishte i pranishëm e u përfaqësua nga dy avokatët e tij.

Ai u arrestua më 23 gusht të këtij viti nga policia e Lezhës pasi akuzohet se ndihmoi arratisjen e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga drejtësia.

Emri i Lamit doli pas hetimeve që po kryheshin mbi zhdukjen e Martinajt pas denoncimeve të bëra nga familjarët e tij.

Më 5 dhe 7 gusht, dyshohets e Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës Martinajn. Ai u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn.