Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Apelit lë në burg dy blogerët rusë dhe ukrainasin të akuzuar për spiunazh


Gjykata e Apelit në Durrës nuk e ka pranuar kërkesën për liri të dy rusëve dhe ukrainasit të akuzuar për spiunazh, pas incidentit në Gramsh.

Tre të rinjtë Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva dhe Fedis Alpatov kërkojnë lirimin nga burgu.

Por Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e Gjykatës së Elbasanit, “arrest me burg” për tre të pandehurit.

Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan pak javë më parë pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Ata fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan me spraj dy ushtarë shqiptarë.

Ata u akuzuan për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.