Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Durrës anija me 3 mijë ton grurë ukrainas, u nis nga Turqia


Një anije me rreth 3 mijë ton grurë ukrainas ka mbërritur në Portin e Durrësit ditën e sotme.

Kjo është anija e dytë me grurë që vjen në vend së fundmi pas asaj me 6 mijë ton grurë që erdhi para pak kohësh nga Ukraina.

Anija e sotme tregtare ‘Okhotsk’ ishte nisurn nga porti i Samsunit në Turqi ndërsa është furnizuar me grurë në portin ukrainas të Izmailit.

Pas arritjes së marrëveshjes mes Rusisë e Ukrainës për transportin e grurit e plehrave kimikë, ka nisur lëvizja e sasisë së grurit që ishte bllokuar në Ukrainë drejt vendeve të ndryshme.