Vendosni fjalën kyçe....

Meta: I gjithë shteti ka dalë lakuriq me hakerimet, vetëm dorëheqja e Ramës i jep zgjidhje


Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta, thotë se sot nuk do të kishte sulme nga Irani, nëse Prokuroria do të kishte vepruar për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve që kur doli skandali i patronazhistëve para zgjedhjeve të fundit elektorale.

Sipas tij, urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e e-maileve në media, nuk e zgjidh problemin e hakerimit të të dhënave. Meta tha se e vetmja zgjidhje, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Dhe sot pas 16 muajsh që kur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që qeveria bëri vetë ndaj këtyre të dhënave për t’ja dhënë patronazhistëve për të përmbysur vullnetin e qytetarëve në zgjedhje.

Nëse Prokuroria do kishte shkuar te qeveria, te AKSHI, pikërisht për të mbojtur sistemin dhe të dhënat e tyre jam i sigurt se nuk do të kishte 18 muaj. Por Prokuroria vajti tek mediet, vajti tek Lapsi, dhe situata është kjo. Trafikojnë të dhënat e qytetarëve sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një masë frikësuese, tepër relative që cënon lirinë e medieve por nuk zgjidh gjë. Në panë edhe The Telegraph që kishte nxjerrë. Kjo është zgjidhja. Deri më sot nuk është bërë përgjegjës askush që nga hakerimi i parë deri këtu.

Pra këtu ka dalë i gjithë shteti lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Është moment shumë i rëndë. Vetëm dorëheqja e Edi Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Sepse ka qenë ai garant i hakerimit të parë. Vetëm dorëheqja e tij mund të rivendosë besimin tek shteti, institucionet, siguria kombëtare e siguria publike.”- tha Meta.