Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët mbi protestat.
Ai tha se kanë sfidë “menaxhimin e padurimit” të qytetarëve, që ky padurim të kthehet në forcë për të sjellë ndryshimin.
“Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin, revoltën, problemi e sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në një forcë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë dhe kështu do të ndodhë.”– tha Meta.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Meta mbështeti protestën e studentëve dhe pedagogëve, duke thënë se ata po kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.
“Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë një prioritet që ka mbetur në vend. Lufta kundër drogës nuk është një prioritet për këtë qeveri. E ka bërë të qartë përmes ministrit të Brendshëm se nuk ka zhvillim pa krim. Ndërkohë që ne mendojmë se nuk ka zhvillim pa arsim.
Ndaj gjej rastin të mbështes kërkesat e pedagogëve, të mbështes peticionin e studentëve dhe mendoj se kërkesat e tyre janë modeste dhe kërkojnë disa stanndarde që i kanë studentët dhe pedagogët në Kosovë. Të ndërpriten pagesat e inceneratorëve dhe të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve dhe pedagogëve, si dhe të blihen libra për fëmijët e të gjithë familjeve në nevojë.
Nuk zgjidhet kjo duke i bërë presion që 12 shtator të gjithë fëmijëve që të mos dëmtojnë librat e shkollës. Edhe fëmijëve do t’u bëhet presion në këtë vend.”- tha Meta.