Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me sulmet kibernetike, duke sulmuar kryeministrinEdi Rama.
Ndërsa publikon një pjesë të shkurtër nga konferenca e tij e sotmeme mediet, Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kërkuar të nxjerrë edhe kursimet e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i shantazhuar politikisht.
“Qëllimi i errët i kryehakeruesit Edi Rama, që u kërkoi bankave të futeshin në sistemin e hakeruar të E-Albania, rezulton se ka qenë nxjerrja në publik e të gjitha kursimeve të qytetarëve shqiptarë, për t’i keqpërdorur këto të dhëna si mjet shantazhi politik.”- shkruan Meta krahas videos.
Në këtë video, Meta kujton si kryeministri kërkoi nga bankat që t’i kryenin shërbimet e tyre përmes portalit e-albania, por ato refuzuan.
“Njëkohësisht, ju ftoj të kujtoni që Edi Rama duke e ditur këtë situatë prej kohësh pasi ka qenë i informuar, në 6 Maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet E-Albania, pra t’i fuste në sistemin e tij të shqepur nga ai vetë gjë e cila për fat të mirë u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe nga të gjithë bankat e tjera, dhe të mos harrojmë që kjo kërkesë e çuditshme e Edi Ramës vinte pas goditjeve të njëpasnjëshme dhe hakërimeve masive që kishin ndodhur më parë.”– tha ish-presidenti.