Vendosni fjalën kyçe....

Pas fotove virale në karrige me rrota, flet Mike Tyson: Vuaj nga nervi shiatik, ndonjëherë s’mund të eci


Pas fotove të tij virale në rrjet ku shfaqej në një karrike me rrota, ish-kampioni i boksit Mike Tyson ka zbuluar se vuan nga nervi shiatik.

Shqetësimet për shëndetin e Tyson u shtuan muajin e kaluar kur fotot e realizuara nga një aeroport e tregonin atë të ulur në karrige me rrota, ndërsa mbante edhe një shkop në duar.

Ai nuk kishte reaguar për këtë, por këtë muaj vendosi të sqaronte spekulimet rreth shëndetit të tij në një intervistë me Newsmax TV.

“Unë kam dhimbje të nervit shiatik herë pas here. Kur ndodh, nuk mund të eci. Faleminderit Zotit është i vetmi problem shëndetësor që kam. Unë jam shkëlqyeshëm tani.”- tha ai, citon Daily Mail.

Mike i hekurt siç njihej më parë, u detyrua të tërhiqej nga ringu në vitin 2005 për shkak të problemeve të shpinës.

Ka pasur prej kohësh shqetësime për shëndetin e tij. Vetë Tyson konkludoi në podcast-in e tij të Hotboxin se nuk besonte se i ka mbetur edhe shumë për të jetuar.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë sigurisht. Pastaj, kur shikohem në pasqyrë, vë re ato pika të vogla në fytyrën time dhe them: Uou. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt.”- u shpreh ai.