Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Vuçiç takohen në OKB: Ballkani i Hapur e ardhmja e rajonit


Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar një takim përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti serb ka shkruar në rrjete sociale për takimin e shkurtër me Ramën ndërsa ka publikuar edhe një foto takimit.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për  këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.