Vendosni fjalën kyçe....

Vrau dy  motrat në Tiranë në vigjilje të vitit të ri, dënohet me burg përjetë autori


Me burg përjetë është dënuar Përparim Ademi, i cili u gjet fajtor për vrasjen e dy motrave në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 31 dhjetor 2021.

Ademi vrau ish-të dashurën e tij Zhaneta Metani e motrën e saj, Kristina Bardhi, natën e vitit të ri.

Më herët Ademi e kishte kërkuar lirinë duke pretenduar se vuante nga probleme mendore, por ekspertimi mjeko-ligjore doli në përfundimin se ai nuk vuan nga asnjë problem i tillë.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit 2021 në zonët e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi ku Ademi i vrau të dyja me breshëri automatiku.